Serbët e Kosovës kërkojnë kthimin e forcave paqëruajtëse ruse, pasi Kosova shpalli pavarësinë.
Thirrja u bë nga Këshilli Nacional Serb, grupim ky i serbëve të veriut të Mitrovicës.
"I bëjmë thirrje Rusisë që të kthejë kontigjentin e saj në kuadër të KFOR-it, që të stabilizojë situatën në pjesët ku serbët janë në shumicë" ka thënë kreu i KNS, Milan Ivanoviç.
Në mesin e vitit 2003, Rusia tërhoqi kontigjentin e saj që vepronte në kuadër të KFOR-it në Kosovë.