Lajmet Në Mitrovicë serbët protestuan edhe sot 26 shkurt 2008 Më se 1 mijë serbë janë tubuar sot në pjesën veriore të Mitrovicës për të protestuar kundër pavarësisë së Kosovës. Protestuesit mbanin flamuj të Serbisë dhe brohoritnin "Kosova është Serbi". Zyrtarë kanë thënë se nuk ka pasur incidente.