Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është në "kontakt të vazhdueshëm me NATO-n" lidhur me ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. "Jam në kontakt të vazhdueshëm me NATO-n për ta parandaluar çdokend që ta prekë qoftë edhe një milimetër të territorit të Kosovës", tha Hashim Thaçi. Ai mëtutje u shpreh se "i kuptojmë dhe i respektojmë reagimet paqesore, të garantuara me ligj, por nuk do të lejojmë që të rrezikohet integriteti territorial i Kosovës". Agjencia Reuters raporton se këto komente zoti Thaçi i bëri në Reçak, ku forcat serbe i masakruan shqiptarët në vitin 1999 para se NATO-ja t'i fillonte sulmet për largimin e forcave serbe nga Kosova.