Topi: Njohja e Kosovës – lehtësi për rajonin

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, deklaroi sot se njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, do te sjellë lehtësi për integrimin në BE të Ballkanit perëndimor. Këtë deklaratë ai e bëri në hapje të konferencës "Kosova: sfidat pas pavarësisë", që po organizohet në Tiranë nga një grup mediatik, me pjesëmarrjen e politikanëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, analistë nga rrajoni dhe diplomatë. Presidenti Topi tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në interes të Serbisë dhe gjithë rajonit.