Shkon Fideli, vjen Rauli

Në Kubë, sot bëhet bartja e pushtetit të presidentit të këtij vendi komunist.

Pritet që Kuvendi Popullor të emërojë vëllaun më të ri të Kastros, Raulin, president.

Fidel Kastro në fillim të kësaj jave bëri të ditur pensionimin pas qeverisjes gati 50 vjeçare.

Ndikimi i tij do të mbetet ende i fuqishëm, sepse ai ende udhëheq Partinë Komuniste të Kubës.