Feith: Serbët të jenë tolerantë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith, u ka apeluar serbëve që të bashkëpunojnë me misionin e BE-së, si dhe konfirmoi se për shkak të tensioneve ka tërhequr stafin e tij nga pjesa veriore e Kosovës.

"Dëshiroj të apeloj te komuniteti serb që të jenë tolerantë dhe të punojnë së bashku me ne", ka thënë Feith.