PODGORICË

Filip Vujanoviq, kandidat kryesor në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi, thotë se ka arritur fitore morale, megjithë mundësinë që votimet të shpallen të pavlevshme për shkak të daljes së pamjaftueshme të qytetarëve në votime.
Vujanoviq ka fituar rreth 84 përqind të votave, por dalja në votime vlerësohet rreth 46 përqind e të regjistruarve, që është nën 50 përqindëshin e nevojshëm që ato të jenë të vlefshme.