KOPENHAGË

Në prag të fillimit të samitit të Bashkimit Evropian, që do të hapet sot në orën 19, po zhvillohen negociata intensive ndërmjet përfaqësuesve të grekëve dhe turqëve të Qipros për arritjen e marrëveshjes për përfundimin e ndarjes së ishullit. Këto negociata po udhëhiqen nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Alvaro de Soto.
Qiproja është ndër vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2004. Është thënë se synohet që Qiproja e pandarë të pranohet në Bashkimin Evropian.