UASHINGTON

Zyrtarë të lartë amerikanë ngulmojnë se Iraku ka armë të shkatërrimit në masë, pavarësisht faktit që inspektorët e Kombeve të Bashkuara nuk kanë gjetur asgjë deri tani. Kjo deklaratë pasoi komentet e Sadam Huseinit se është në anën e palestinezëve dhe frontit të luftës kundër aleancës amerikano-sioniste. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleçer, duke cituar faktet e agjencive amerikane të zbulimit, tha se Uashingtoni ka prova të forta që provojnë të kundërtën e thënieve të Sadam Huseinit se Iraku nuk posedon armët e ndaluara kimike biologjike dhe bërthamore.