Presidenti francez, Jacques Chirac i ka këshilluar inspektorët e armatimit të Kombeve të Bashkuara që misionin e tyre ta vazhdojnë normalisht. Ai poashtu ftoi autoritetet e Irakut që të bashkëpunojnë në mënyrë të plotë. Këto komente kryetari francez, Jacques Chirac i bëri pas një darke me kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder në një kështjellë afër Berlinit.