SHRINAGAR

Ushtarët indianë kanë vrarë katër anëtarë të një grupimi të jashtëligjshëm pakistanez në, siç njoftohet, përleshje të armatosura gjatë natës.
Dhuna ka vazhduar në Xhamu dhe Kashmir megjithë premtimet e koalicionit të ri qeveritar, i cili pas marrjes së pushtetit muajin e kaluar, u zotua t’i japër fund konfliktit me sfond fetar, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 35 mijë njerëz.