MOSKË

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Korea Jugore kanë përshëndetur kërkesën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore drejtuar Koresë Veriore që të heqë dorë nga programet e saj për armë bërthamore dhe të lejojë inspektime ndërkombëtare.
Stejtdepartmenti amerikan thotë se vendosmëria e Agjencisë mbikëqyrëse të Kombeve të Bashkuara dërgon “sinjal të qartë, të fortë dhe të pagabueshëm” se bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë programe bërthamore të Koresë Veriore.