VIENË

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ka kërkuar nga Korea Veriore që të pranojë inspektimin e programeve të saja bërthamore.
Drejtori i përgjithëshëm i Agjencisë, Mohamed El Baradei tha se po të dëshmohet se Korea Veriore akoma ndjek programe për armë bërthamore, kjo do të ishte kërcënim serioz për paqën.
Korea Veriore pranoi kohë më parë se kishte program të uraniumit të fisnikëruar për ndërtimin e bombës atomike, që ishte dakorduar ta stopojë në vitin 1994.