BAGDAD

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara e shfaqën kënaqësinë me bashkëpunimin e Irakut në ditën e parë të inspektimeve për armët e dyshuara për shkatërrim në masë.
Udhëheqësi i grupit Jacques Baute u shpreh: “Ekipi ishte në gjendje ta përfundojë punën e inspektimit ashtu siç ishte planifikuar. Shpresoj se përgjigja e sotme e Irakut e pasqyron edhe sjelljen në të ardhmen”, tha Baute.