NIKOZI

Qeveria e grekëve qipriotë ka pranuar planin e Kombeve të Bashkuara, që parasheh bashkimin e ishullit të ndarë, si dokument bazë për bisedimet.
Sipas planit të paraqitur nga Kofi Anan, Qiproja do të bashkohet në një vend të vetëm, të përbërë nga dy shtete të barabarta.
Udhëhqësit e pjesës turke të Qipros ende nuk janë shprehur lidhur me planin në fjalë.