HAGË

Sllobodan Llazarevic, ish zyrtar i shërbimeve serbe të inteligjencës, gjatë dëshimisë së tij në seancën e sotme të gjyqit të Sllobodan Millosheviqit, ka deklaruar se Millosheviqi ka kontrolluar dhe ka udhëzuar deri në detaje udhëheqësit dhe komandantët ushtarakë të serbëve në Krajina, gjatë luftës së viteve 1992 –’95 në Kroaci.