RRAMALLAH

Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, ka njoftuar kabinetin e ri qeveritar dhe ka bërë thirrje për pajtim me Izraelin.
Arafat ka nënvziuar se mospranimi i pushtimit izraelit nuk do të thotë mosnjohje e Izraelit.
Numri i anëtarëve të kabinetit është pakësuar nga 21 në 19, nga të cilët në postet e ministrave të shëndetësisë, të brendshëm, drejtësisë dhe burgjeve janë emëruar ministra të rinj.
Shefi i ekipt negociator palestinez, Saeb Erakat, ka thënë se programi i kabinetit të ri është ngritur në bazë të reformave.