BRUKSEL

NATO-ja ka rënë dakort në parim për zgjatjen e misionit paqeruajtës në Maqedoni, por po pret konfirmimin nga ana e Hollandës, lidhur me drejtimin e misionit, kanë bërë sot të ditur burime nga selia e NATO-s.
Mendohet se misioni do zgjatet deri në 15 dhjetor, kohë kur besohet se ky mision do të zëvendësohet nga ai i forcës evropiane të veprimit të shpejtë.