KUVAJT

Autoritetet e Kuvajtit kanë arrestuar disa persona të dyshuar se kanë ndihmuar dy kuvajtianët të cilët vranë dje një marinc amerikan dhe plagosën një tjetër gjatë një sulmi që zyrtarët kuavjtianë e cilësuan si sulm terrorist.
Marincat amerikanë u sulmuan dje nga persona të armatosur derisa stërviteshin në një ishull të Kuvajtit. Dy sulmuesit u vranë nga marincat e Shteteve të Bashkuara.