RAMALLAH

Havier Solana, shefi i diplomacisë evropiane, ka shprehur indinjatën e tij ndaj vrasjes së 12 palestinezëve dhe plagosjes se 80 të tjerëve nga sulmet izraelite.
“Gjendja është dhe më dramatike, pasi kjo ndodhi në të njëjtën kohë me përpjekjet e popullit palestinez për të dalë nga rrethi i dhunës”, deklaroi Solana për mediat.
Solana ka mbërritur në rajon gjatë fundjavës, ku është takuar me zyrtarë izraelitë, ndërsa sot pritet të takohet në mbrëmje me Jaser Arafatin.