BLEKPULL/ANGLI

Kryeministri i Britanisë Tony Blair thotë se një koalicion ndërkombëtar duhet ti vë ultimatum presidentit irakian Saddam Hussein për eliminimin e armëve të supozuara për zhdukje në masë dhe ultimatumi të mbështetet me kërcënim force.
“Nganjëherë, e veçanerisht kur keni të bëni me diktatorë, e vetmja shansë për paqën është gatishmëria për luftë. Por ne kërkojmë koalicion, jo vetëm për tu marrë me të keqen, me forcë po të jetë e domosdoshme, por koalicion për paqë”, ka thënë Tony Blair në konferencën e Partisë së tij Laburiste.