Pas bisedimeve dy-ditëshe në Vienë negociatorët e Kombeve të Bashkuara dhe Irakut janë dakorduar për kushtet e vazhdimit të inspektimeve të armëve në Irak, pas një pauze 4 vjeçare, me një ekip pararendës inspektorësh që duhet të shkojë në Bagdad brenda 2 javësh.
“Iraku ka pranuar të gjitha të drejtat e inspektimit të parashikuara në të gjitha rezolutat relevante të Këshillit të Sigurimit”, tha kryeinspektori Hans Blix.
“Iraku ka pranuar të gjitha të drejtat e inspektimit të parashikuara në të gjitha rezolutat relevante të Këshillit të Sigurimit”, tha kryeinspektori Hans Blix.