WACO/TEKSAS

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë kritikat e Rusisë për sulmet amerikane dhe britanike kundër Irakut.
Zëdhënësi Ari Fleischer tha se Iraku ishte ai, i cili në dy javët e shkuara, 67 herë i sulmoi aeroplanët e aleatëve në zonën e ndalim-fluturimeve.
Ministria e jashtme ruse sugjeroi se sulmet e fundit nga ajri të aeroplanëve amerikanë dhe britanikë janë ndërmarrë në kohën kur në Vjenë bisedohet për procedurat rreth lejimit të kthimit të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në Irak.