VARSHAVË

Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka propozuar në samitin e Aleancës në Varshavë që NATO-ja të zhvillojë një forcë shumëkombëshe për ndërhyrje të shpejtë, që do të mund të dislocohej kudo në botë.
“Përgjigja ndaj propozimit tonë për një forcë të re të NATO-s ishte mjaft pozitive. Është me rëndësi që NATO-ja të ketë aftësinë të dislocojë forcat brenda disa orëve apo ditëve”, tha Rumsfeld.
Pas takimit që pati me homologun rus Sergei Ivanov, Donald Ramsfeld tha se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë çdo fushatë ruse të bombardimit në Gjeorgji, që synon eliminimin e kryengritësve çeçenë.