SRINAGAR

Kanë vazhduar incidentet e dhunshme në zonën e Kashmirit të kontrolluar nga India, në të cilin po zhvillohen zgjedhjet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë një polic dhe një adoleshente.
Ndërkaq 32 aktivistë partie janë vrarë që nga gushti i kaluar, kohë kur u shpallën datat e 4 fazave të zgjedhjeve në këtë zonë.
Incidentet i kanë marrë përsipër grupet militante që kërkojnë shkëputjen e Kashmirit nga India.