KANDAHAR

Së paku 3 persona janë plagosur, si pasojë e një granate të hedhur në tregun e Kandaharit në Afganistan.
Sulmuesit, që gjendeshin në një taksi, qenë veshur me burka, veshja tradicionale e grave në regjimin e talibanëve. Ka informacione kontradiktore lidhur me kapjen e sulmuesve.
Gjatë natës edhe trupat speciale amerikane pranë qytetit Khost janë goditur me armë zjarri, por nuk ka pasur viktima.