LONDËR

Kryeministri Tony Blair deklaroi se është i gatshëm që Britania të paguaj “çmim të përgjakshëm” për të kultivuar raportet e ngushta tradicionale me Shtetet e Bashkuara.
Tony Blair ka përsëritur se nuk është marrë ndonjë vendim për aksion të mundëshëm kundër Irakut, por ka theksuar se aksionet ushtarake nganjëherë janë “të paevitueshëm”.