KABUL

Presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai sot e ka mbijetuar përpjekjen për vrasjen, kur një i armatosur hapi zjarr drejt automjetit të tij.
Njoftohet se sulmuesi menjëherë është vrarë nga rojet e Karzait.
Sulmi në Kandahar ndodhi pak pas shpërthimit të një automobili në tregun e Kabulit, që la të paktën 10 të vrarë dhe 16 të plagosur.
Ky është akti më i rëndë terrorist prej ardhjes së Karzait në pushtet, në dhjetorin e kaluar.