PODGORICË

Radioja shtetërore në Mal të Zi ka njoftuar se zgjedhjet e përgjithshma të caktuara për 6 tetor, janë shtyrë për dy javë shkaku i debatit rreth disa ligjeve kontraverse për mediat.
Këshilli i Evropës ka thënë se ligjet për mediat, të miratuara në prag të zgjedhjeve, mund të vendosin kufizime të rënda ndaj lirisë së shtypit gjatë zgjedhjeve.