LONDËR

Kryeministri britanik, Toni Bler, ka thënë sot se bota nuk mund të mbështesë Irakun ndërsa, siç u shpreh, ky vend ‘po shkel në mënyrë flagrante’ rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Toni Bler bëri të qartë se nuk është marrë ende asnjë vendim, por se të qëndruarit pa bërë asgjë, nuk mund të jetë kurrsesi një opsion.