Prokurori federal i Gjermanisë, Kay Nehm, ka bërë të ditur se hetuesit gjermanë kanë gjetur prova që tregojnë se anëtarët e rrjetit terrorist Al-Qaida, të cilët kanë vepruar në qytetin e Hamburgut, i kanë planifikuar sulmet mbi Qendrën Botërore të Tregtisë, afro një vit përpara realizimit të sulmeve, më 11 shtatorin e vitit të kaluar.