PRISHTINË

Paqëruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë kanë zbuluar dje mbi 6000 granata të strehuara pran Goleshit derisa po rrëmonin një bunker të bombarduar gjatë fushatës së NATO-s, njofton KFOR-i.
Zëdhënësi Anthony Adams ka thënë se strehimorja e armëve duket të ketë qenë atje për shumë vite dhe do të shkatërrohet gjatë javës së ardhëshme.
Municioni është gjetur në një fushë të minuar që nga lufta prandaj zyrtarët e KFOR-it supozojnë se armatimi i takon ushtrisë jugosllave i lënë aty nga viti 1999.