LONDËR

Ministri i jashtëm britanik Jack Straw tha se kërcënimet nga Saddam Husseini duhet të merren seriozisht.
“Ne duam menjëherë të shohim që Saddam Husseini t’i pranojë inspektorët e armëve që i dëboi para tre vitesh. Ata duhet të kthehen pa kurrfarë kushtëzimesh. Saddam Husseini nuk duhet të frikësohet, nëse nuk ka çfarë të fshehë”, tha Straw.