SHKUP

Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa të dyshuar lidhur me vrasjen e mbrëmëshme të dy policëve rezervistë maqedonas në Gostivar, kurse autoritetet e Shkupit thonë se dyshojnë që sulmi ka qenë etnikisht i motivuar.
Presidenti Boris Trajkovski ka urdhëruar përforcimin e sigurisë anembanë vendit dhe thirri mbledhje emergjente të zyrtarëve më të lartë qeveritarë për të diskutuar situatën.
NATO dhe OSBE dënuan sulmin dhe u bënë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të tregojnë vetëpërmbajtje duke u marrë me krizën.