MOSKË

Zëvendës ministri i Jashtëm rus, Vyacheslav Trubnikov ka deklaruar se Moska kundërshton qëllimin e Shteteve të Bashkuara për dëbimin e liderit Irakian , Saddam Hussein.
Mediat ruse citojnë Trubnikovin të ketë thënë se aksioni ushtarak për përmbysjen e regjimit të Saddamit do të kërcënonte unitetin e koalicionit anti-terror dhe do të kishte konsekuenca negative në botën arabe dhe vendet evropiane , përfshirë edhe Rusinë.