BEOGRAD

Mark Dejvidson nga misioni i OSBE-s në Jugosllavi ka deklaruar se zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, e njohur si ODIHR, ka konkluduar se zgjedhjet lokale në jug të Serbisë kanë kaluar sipas standardeve ndërkombëtare. Ai, poashtu në këtë konferencë për shtyp ka thënë se mangësitë teknike nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve. Sipas rezultateve momentale të zgjedhjeve lokale në Bujanoc dhe në Preshevë qeverisjen lokale do ta formojnë partitë shqiptare ndërsa në Medvegjë ato serbe.