Kryeministri i Japonisë, Junichiro Koizumi do të marrë pjesë në përvjeetorin e parë të sulmeve terorriste të 11 Shtatorit në Nju Jork. Ai gjatë këtij qëndrimi në Shtetet e Bashkuara do të takohet edhe me presdientin amerikan, George Bush. Në takimin Bush – Koizumi, më 12 Shtator, pritet që të diskutohen aspekte të luftës kundër terorrizmit dhe çështje ekonomike.