VIENË

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Sllobodan Çashule thotë se “fatkeqësisht ka grupe që dëshirojnë të ndalin demokratizimin dhe të fusin vendin në krizë të re” dhe se ky rrezik, sipas tij, vjen nga “grupe të shkëputura nga ish kryengritësit shqiptarë”.
Sidoqoftë, minisri Çashule i ka deklaruar gazetës vieneze Die Presse se “ato janë grupe të vogla dhe të izoluara që nuk e përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve”.