SOFJE

Bullgaria do të fillojë javën e ardhëshme me asgjësimin e nja 100 raketave të saj të vjetëruara me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi nga epoka Sovjetike, si një nga kushtet qenësore për aderim në NATO, njoftuan zyrtarët e sajë.
Bullgaria ka arritur marrëveshje me një kompani amerikane për asgjësimin e raketave dhe planifikon të kompletojë eliminimin e tyre deri nga samiti i NATO-s nga nëntori në Pragë, kur shpreson të ftohet në Aleancë.