NJU DELHI

Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell është takuar në Nju Delhi me ministrin e jashtëm të Indisë, Yshwant Sinha, me qëllim fillimin e dialogut mes Indisë dhe Pakistanit.
India ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Pakistanin dhe nuk ka pranuar vëzhguesit ndërkombëtar për zgjedhjet në Kashmir.
Sinha, ka thënë se ende nuk ekzistojnë kushtet për dialog, derisa Pakistani mbështet militantët islamikë.