UASHINGTON

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Izraeli që të kufizojë përdorimin e armatimit të prodhimit amerikan në operacionet ushtarake që dëmtojnë civilët. Shtetet e Bashkuara janë padyshim të interesuara për sigurinë e Izraelit, duke mos mohuar të drejtën e Izraelit në vetëmbrojtje. Mirëpo, sulmet kundër palestinezëve në zona të banuara civile nuk e bëjnë Izraelin më të sigurtë”, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçer.