UASHINGTON

Banka Botërore ka dhënë një ndihmë financiare prej 15 milion dollarësh për Kosovën, si mbështetje për strategjinë e saj të reformave. Sipas komunikatës të lëshuar nga ky institucion, fondi është ndihmesë për buxhetin e kufizuar të Kosovës. Ai do të mund të përdoret deri në vitin 2003 dhe është i çliruar nga interesat.