JERUSALEM

Sulmues të panjohur kanë vrarë një ushtar izraelit dhe kanë plagosur një tjetër, afër një vendbanimi izraelit në qytetin palestinez Kalkilia.
Ndërkohë, Izraeli njoftoi se planifikon t’i zhbllokojë rreth 40 milionë dollarë të Autoritetit Palestinez.
Ministri i jashtëm Shimon Peres tha se Izraeli synon të lirojë 10 % nga gjithsejt 430 milionë dollarët e bllokuar të palestinezëve, shumë kjo e grumbulluar nga tatimet dhe doganat, që u bllokua para dy vitesh kur filloi kryengritja palestineze.