UASHINGTON

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nesër në Uashington do të diskutojnë mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit.
Richard Boucher tha se bisedimet janë të parat në vazhdën e kontakteve të rregullta të përcaktuara nga presidentët George Bush dhe Vladimir Putin.