UASHINGTON

Qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se është e shqetësuar nga mbështetja që Irani vazhdon t’i japë terrorizmit ndërkombëtar dhe përpjekja konsistente e këtij vendi për të zotëruar armë të shkatërrimit në masë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçër, tha se Irani ka mbështetur grupe terroriste si Hezollahu ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje drejtuesve iranianë që të veprojnë si liderë të zgjdhur dhe t’i përgjigjen dëshirës së popullit për liri politike dhe ekonomike.