JERUSALEM

Pritet që sot në mbrëmje, zyrtarë izraelitë dhe palestinezë do të takohen për të diskutuar lehtësimin e rrethanave të sigurisë dhe të kushteve ekonomike të palestinezëve, kanë bërë të ditur burime politike izraelite. Delegacioni izraelit do të kryesohet nga ministri i jashtëm Shimon Peres ndërsa ai palestinez nga Saeb Erakati, i cili ka thënë se takimi ende nuk është konfirmuar. Ky takim ishte shtyrë nga pala izraelite pas sulmit në një autobus me ç’rast ishin vrarë tetë izraelitë.