BRUKSEL

Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare të Unionit, që ta shtyjnë pas datës 30 shtator marrjen e vendimit për rritjen ose jo të taksave ndaj mallrave amerikane. Komisioneri Piter Karl, e përligji këtë masë me një njoftim të bërë minutën e fundit nga Shtetet e Bashkuara sipas të cilit ‘do të ketë një numër të konsiderueshëm përjashtimesh ndaj eksportuesve europianë të çelikut’.