DUSHANBE

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmanov kritikoi sot një parti politike Islamike për siç tha, “përhapje të propagandës ekstremiste dhe nxitjen e një lufte tjetër civile në vend”.
Luftimet mes forcave të qeverisë taxhikase dhe militantëve islamikë, nisën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përfunduan me një marrëveshje armëpushimi në vitin 1997.