ANKARA

Ministri turk i Ekonomisë, Kemal Dervish, ka tërhequr dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Eçevit dhe presidentit Ahmet Sezer.
Eçevit tha se është i lumtur që arkitekti i rimëkëmbjes ekonomike turke vazhdon të jetë në qeveri.
Eçevit gjendet nën kërkesa të forta për dorëheqje, veçanërisht pasi 2 muajt e fundit po përballet me probleme serioze shëndetësore.