PROKUPLE

Një ish pjesëtar i ushtrisë jugosllave, është dënuar sot me 8 vjet burg, në gjykimin e parë në një gjykate serbe për krimet e bëra në Kosovë.
Sipas aktvendimit, Ivan Nikoliç është shpallur fajtor për “shkeljen e së drejtës ndërkombëtare të luftës, pas vrasjes së dy civilëve shqiptarë dhe krimeve kundër popullatës civile”.
30 vjeçari Nikoliç në maj të vitit 1999 kishte vrarë dy shqiptarë në një fshat midis Podujevës dhe Prishtinës.